Një histori ekselence si e Keler Markut/ Këshillues i kompanive të njohura të teknologjisë, telekomunikacionit dhe shkencave

schedule08:34 - 7 Maj, 2025

schedule 08:34 - 7 Maj, 2025

Keler Marku është një shqiptar me banim në SHBA, i cili shërben si këshillues i kompanive të njohura të teknologjisë, telekomunikacionit dhe shkencave.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Marku u shpreh se në SHBA ka kompani të mëdha, të cilat janë të kujdesshme që të mos kenë monopol, pasi ligjet janë shumë të forta.

“Janë 3 çështje. Google deklaroi që ka krijuar monopol në mënyrë të paligjshme, Por të kryesh veprime që mbajnë monopolin, janë të paligjshme. Në Anmerikë ka ligje shumë më të forta. mund të hedhësh në gjyq një kompani tjetër, për dëme që shkaktojnë, nëse rrisin çmimiet për monopolin që ata kanë, Ky sistem i mban goxha kompanitë, janë shumë të vëmendshme që nuk duhet të shkelin ligjet. Shumë kompani të mëdha kanë trajnime. Në Shqipëri, duhet të krijosh një farë SPAK-u për tregun, se kështu mund ta konceptosh si për në Amerikë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!