Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një helmetë me ultratinguj do të ndalojë dridhjet e Parkinsonit

schedule08:23 - 15 Shtator, 2025

schedule 08:23 - 15 Shtator, 2025

Një helmetë që lëshon ultratinguj mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit duke moduluar aktivitetin nervor në zona specifike të thella të trurit, përgjegjëse për dridhjet karakteristike të sëmundjes.

E prezantuar në ”Nature Communications”, pajisja mund të synojë edhe rajone shumë të vogla të trurit dhe mund të zëvendësojë qasjet ekzistuese, më invazive, si stimulimi i thellë i trurit.

”Helmeta gjithashtu ka potencial për gjendje të tilla si depresioni, sindroma Tourette, dhimbja kronike, sëmundja e Alzheimerit dhe varësitë”, sipas autores Ioana Grigoras të Universitetit të Oksfordit.

Kasketa me ultratinguj, një helmetë me 256 burime që futet në një skaner MRI, dërgon impulse mekanike në tru: një sistem revolucionar i aftë të synojë rajone të trurit 30 herë më të vogla se pajisjet e mëparshme me ultratinguj të thellë të trurit.

Për të testuar sistemin, studiuesit e aplikuan atë te shtatë vullnetarë, duke drejtuar valët me ultratinguj në një rajon të vogël nervor me madhësinë e një kokrre orizi në bërthamën laterale genikulare (LGN), rruga kryesore për informacionin vizual nga sytë në tru.

“Valët arritën objektivin e tyre me saktësi të jashtëzakonshme”, thotë autorja kryesore Charlotte Stagg e Universitetit të Oksfordit.

Eksperimentet pasuese treguan se modulimi i LGN prodhoi efekte afatgjata në korteksin vizual, duke zvogëluar aktivitetin e tij.

Ideja është të bëhet e njëjta gjë edhe tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, duke synuar një rajon të rëndësishëm për kontrollin motorik, për të eliminuar dridhjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!