Një hap nga BE/ Basha nuk voton Shqipërinë, Gjylameti: U largua përpara procesit të votimit në KiE

schedule23:14 - 17 Prill, 2024

schedule 23:14 - 17 Prill, 2024

 Vota unanime e Këshillit të Europës për daljen e Shqipërisë nga monitorimi për të drejtat e njeriut e çon vendin një hap larg Bashkimit Europian. Vlerësimi i përfaqësuesve të asamblesë parlamentare, për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, do të përshpejtojë procesin e integrimit. Nga Strasburgu, ku merrte pjesë në Asamble, deputetja Blerina Gjylameti tha për real story se, këtë raport pozitiv Këshilli i Europës ia përcjell Bashkimit Europian si pjesë të procesit të negociatave.

 “Është një nga lajmet më të mira që ne marrim. Shërben dhe ndihmon shumë për të përshpejtuar procesin integrues në Bashkimin Evropian. Janë 3 shtylla kryesore që Këshilli i Evropës rekomandon dhe ia përcjell Bashkimit Evropian, për këto 3 shtylla lidhen drejtpërsëdrejti me pjesën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kjo shërben si raport për pjesën e Bashkimit Evropian gjatë procesit të negociatave.”

E ndërsa përfaqësues të 52 vendeve votuan pro Shqipërisë, në asamblenë parlamentare të këshillit të Europës përfaqësuesi i opozitës Lulzim Basha nuk ka vonuar të zhgënjejë sërish kur bëhet fjalë për interesat kombëtare. Gjylameti tha se kryetari i PD nuk e mori mundimin as të qëndronte në sallë gjatë procesit të votimit.

“Kemi pasur përfaqësues të Shqipërisë që nuk u angazhuan për të mbështetur daljen e Shqipërisë nga monitorimi. Zoti Basha nuk qëndroi që të votonte”,

Ajo që të bën përshtypje është fakti se Luzim Basha loboi fuqishëm në asamblenë parlamentare të KiE duke lutur votën e vendeve anëtare për rindërtimin e Ukrainës, ndërsa për të ardhmen e Shqipërisë nuk harxhoi asnjë fjalë dhe as votën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!