Një hap larg suksesit të madh italian, Eva Murati lidh kontratë me markën e njohur

schedule13:32 - 20 Prill, 2021

schedule 13:32 - 20 Prill, 2021

Prej disa javësh, moderatorja sportive Eva Murati ka qenë e përfolur jo vetëm në mediat vendase por edhe ato italiane.

Ajo ishte e ftuar në emisionin e njohur “Tiki Taka” bashkë me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu shumë harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Ndërkohë, sot bukuroshja ka ndarë një tjetër lajm të bukur. Ajo është bërë pjesë s familjes “Yamamay”.

 

Marka e famshme e të brendshmeve e ka bazën në Milano, Itali dhe ka dyqane në shumë vende të botës.

Ndërsa, më herët Eva paralajmëroi  se do e shohim shpesh të vizitojë Italinë prej projekteve me marka të njohura të cilat e kanë zgjedhur për bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!