Nata e 12-të në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ka përfunduar me plot emocione. Në nominim kanë shkuar katër vajza, të cilat kanë konkuruar me njëra-tjetrën. Pra, bëhet fjalë për Laurën, Sindin, Kristinën dhe Aurorën.
Ndërkohë që për jurinë ka qenë një vendim shumë i vështirë, pasi formati kërkonte që të largoheshin dy konkurente. Si pasojë, kryetari i jurisë, profesor Albi Nako ka deklaruar i prekur se janë eliminuar Sindi dhe Kristina.
Vajzat nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotët, duke e reflektuar këtë gjë edhe te mamatë e tyre. Pavarësisht, se nuk shkuan në gjysmë finale, ato janë shprehur të lumtura për këtë eksperincë, nga e cila kanë mësuar shumë. /abcnews.al/