Një grua Ministre e Brendshme? Monika Kryemadhi: Do të ishte shumë mirë

schedule21:45 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 21:45 - 14 Dhjetor, 2020

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi beson se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm nuk erdhi si pasojë e vrasjes së të riut Klodian Rasha. E ftuar në “Log.” me Endri Xhafon ajo tha se largimi erdhi pas konflikteve të mëparshme me kryeministrin Rama.

“Dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk them se vjen si rezultat i kësaj ngjarje. I erdhi radha për të larguar Sandër Lleshajn. Ky është ministri i tretë i rendit. Nuk ka asgjë të keqe por erdhi si rezultat i konflikteve të brendshme mes kryeministrit dhe tij”, tha ajo.

E pyetur se përse LSI nuk kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut, Kryemadhi tha: “Ne kërkojmë largimin e gjithë qeverisë dhe gjithë administratës. Unë si LSI kur të dua të kërkoj largimin e Ardi Veliut do t’ju çojmë njoftim”.

LEXO EDHE: Kryemadhi në ABC: Do ishte vrasje e dyfishtë të bëhej politikë me familjen e Klodian Rashës

Por a do ta preferonte Monika Kryemadhi një grua pasuese të Sandër Lleshajt? “Do jetë një gjë shumë e  mirë sepse ndjeshmëria e një gruaje është më e mirë se ajo e një burri në ikje”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarja Esiona Konomi nëse ka një emër të preferuar, Kryemadhi u tregua e rezervuar ndërsa përmendi sondazhin në një media që tregonte Mimi Kodhelin më të favorizuarën.

“Unë pashë një sondazh në një portal të majtë që Mimi Kodheli dhe s’ka asgjë të keqe. Në fund të fundit bashkitë dhe qeveritë kanë buxhetet për mediat. Nuk po shmange nga argumenti. Një portal i majtë që financohet nga qeveria. Unë nuk mbështes ide. Një grua shumë mirë ishte. Do ishte risi”.

Më tej, e pyetur për Elisa Spiropalin, e cila është gjithashtu një emër i lakuar, Kryemadhi tha: “Po ç’rëndësi ka. Ti mendon se kush do jetë ministër grua apo burrë do zbatojë ligji. Sandër Lleshaj ishte më pedan s e askush tjetër, më pak militant se të therë por kur erdhi puna doli më militant”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!