Një grua nga Kalifornia është ribashkuar me kuletën e saj, të cilën e kishte humbur 46 vjet më pare.
Ishte një punëtor në një teatër që e zbuloi atë në një hapësirë të ngushtë dhe ia ktheu.
“Asnjëherë nuk do ta mendoja”, ka thënë Tom Stevens i cili e gjeti kuletën në mesin e rafteve të vjetra të ushqimeve e biletave.
Më pas, ai iu drejtuar rrjeteve sociale për ta gjetur pronaren e kuletës, duke përdorur të dhënat të cilat ishin brenda saj.
Colleen Distin shkoi ta merrte kuletën e kuqe e cila tashmë kishte humbur ngjyrën dhe ishte vjetërsuar.
Ajo ka thënë se e pati humbur kuletën më 1975, kur ishte rreth 20-vjeç. Ka shtuar se mund t’i ketë rënë nga çanta të cilën e pati lënë në dyshemenë e teatrit dhe se atë kohë brenda kuletës ishin 200 dollarë dhe fotografi të familjes./abcnews.al