Ishin shumë pranë humbjes së radhës, mirëpo një gol në sekondat e fundit të ndeshjes i mjaftoi Kombëtares së Serbisë, për të siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në “Allianz Arena”, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, përballë përfaqësueses së Slloveni, në sfidën e dytë të grupit C, të Euro 2024.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht ishte Zan Karnicnik , i cili i dhuroi avantazhin djemve të Matjaz Kek, me një aksion fantastik ekipor dhe kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores sllovene, “bomberi” i Milan dhe Kombëtares serbe, Luka Jovic kërcen më lart se të tjerët gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, duke dërguar topin në rrjetën e Oblak.
Falë këtij rezultati, Sllovenia ngjitet në vendin e dytë, të Grupit C, me 2 pikë, 1 më shumë se Danimarka e se Serbia, që ndodhen në vendet 3 dhe 4, me nga një pikë të grumbulluar deri më tani. Ndërkaq, në sfidat e fundit të këtij grupi, Sllovenia do të ndeshet me “Tre Luanët” e Anglisë, ndërsa serbët do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës. /i.m /abcnews.al