Ish gjenerali i NATO-s që drejtoi operacioni për goditjen e objektivave serbe në pranverën e 99, Wesli Klark do të dëshmojë në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër Milloshevicit, arsyeton se UÇK nuk ka qenë një organizatë kriminale.
Avokati Ardian Bajraktari tha se kjo dëshmi do të jetë e rëndësishme dhe se do të jetë në funksion të mbrojtjes dhe të së vërtetës.
“Është një prej dëshmitarëve që do të shkojë në funksion të mbrojtjes dhe së vërtetës dhe do të shkojnë në linjë me atë që është deklaruar. Dëshmia tjetër e Hill është e rëndësishme dhe e pritshme sepse jo vetëm ka qenë i përfshirë në rrethanat e kohës, por roli i tij është parë dhe në dëshmitarët e mbrojtjes. Në bindjen time, detyra e ambasadorit por në fund të vitet të viteve 90 ka pasur role të tjera dhe besoj se dëshmia e tij do të shkoj në funksion të së vërtetës.
Duhet të kemi parasysh që numri i madh i dëshmitarëve nuk e bëjnë dëshminë më të fortë. Ka qenë një numër i madh, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të besueshme dhe për të ardhur keq.
Katër dëshmitarë deri tani kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe dëshmitë e tyre kanë qenë të besueshëm.” / abcnews.al /

