Me Manuel Neuer drejt mbylljes së karrierës dhe zviceranin Yann Sommer, në prag largimi drejt “zikaltërve” të Inter, bordi i “bavarezëve” të Bayern Munich ka nisur kërkimet për një portier të ri dhe mesa duket e ka gjetur.
Bëhet fjalë për “gardianin” maroken të portës së “andaluzianëve” të Sevilla, Bounou, me këtë të fundit, që nuk ka shkuar me klubin në turneu parasezonal në Gjermani dhe tashmë është i gatshmë të dëgjojë propozimet për transferimin e tij.
Për kartonin e marokenit, i cili ishte padyshim protagonist në rrugëtimin e Kombëtares së Marokut në Botërorin e Katarit, si dhe në triumfin e Sevilla në Europa League, përveç “bavarezëve” interesohen gjithashtu dhe kampionët francezë të PSG, si dhe arabët e Al-Nassr. /i.m /abcnews.al