Zaki Anwari është një nga djemtë afganë që ra nga avioni ushtarak amerikan C-17 ndërsa mjeti fluturës ngrihej nga aeroporti i Kabulit.
Lexo edhe: Arratisja nga talebanët, del videoja tronditëse e dy vëllezërve afganë që ranë nga avioni
Sipas raportimeve, ai ishte një futbollist i talentuar i kombëtares afgane për të rinj. Bashkë me një të ri tjetër, Anwari pati fatin e keq që të rrëzohej nga avioni për vdekje ndërsa i dëshpëruar përpiqej të linte Afganistanin që tashmë është nën kontrollin e talebanëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja afgane e futbollit në një njoftim në Facebook më 18 gusht. Ditën tjetër, lajmi u konfirmua edhe nga Direktorati i Sportit.
Anwari ishte një nga mijëra afganët që u dyndën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai të hënën, një ditë pasi Talibani mori në kontroll Kabulin, me shpresën se do të kapnin avionin për t’u larguar nga vendi.
Ai nuk mundi të futej në bordin e avionit C-17 por u kap pas trupit të tij ndërsa mjeti fluturues linte Kabulin. s.b/abcnews.al/