Pjesa e parë e programit të sotëm ‘ABC e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte dedikuar zonjave që jetojnë në fshat, atyre që kanë lënë qytetin për të dhe për zonjat sipërmarrëse në agroturizëm.
Miqtë e Ermalit ishin Iva Mera, Edi Gogu dhe Blerta Balilaj të cilat ndanë përvojat dhe këndvshtrimet e tyre në lidhje me jetesën në fshat.
Blerta e cila përmes organizatës ku është drejtore ekzekutive, Iva sipërmarrëse e një bujtine dhe Edi e cila ka vendosur të jetojë në Pezë, treguan suportin që ju jepet grave rurale, sfidat dhe paragjykimet që kanë, apo dhe të mirat që marrin nga fshati.
Iva ngre shqetësimin që shpesh uji dhe dritat ikin, ndërkohë që biznesi i saj mbetet keq, kur vetë zonës I ka dhënë një dorë, apo ka punësuar të rinj të saj.
“Unë pres në bujtine 100-200 veta në bujtinë dhe në këtë moment mua më ikin dritat. Ne punojmë të gjithë në kuzhinë, kënaqemi që makinat janë rradhë në Petrelë, dhe ka shumë njerëz që bëjnë foto, shkojnë në kala, pijnë nja kafe dhe zbresin poshte konsumojnë drekën. Në këtë moment që ti e ndjen veten kaq krenare që ke bërë këtë gjë, ty të ikin dritat”.
Çfarë ka mësuar më shumë Iva nga fshati? E punon tokën? Ndihmon bashkëfshatarët? Shumë momente pikante i ndiqni në Youtube.

