Një francez përkrah Van Dijk, Liverpool arrin akordin me klubin gjerman

schedule16:14 - 6 Maj, 2021

schedule 16:14 - 6 Maj, 2021

Ibrahima Konate do të jetë përforcimi i parë i Liverpool në merkaton e verës. 21-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes, është pjesë e Leipzig prej vitit 2017, numëron 94 ndeshje me skuadrën gjermane dhe është gati për hapin e madh.

Gazetari italian, Fabrizio Romano deklaron për talkSport se “The Reds” kanë gjetur akordin me lojtarin francez (12 ndeshje me Francën U21), i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Klauzola e shitjes së tij prek shumën e 35 milion eurove.

Dy klubet kanë arritur parimisht marrëveshjen, teksa po diskutohet vetëm për mënyrën e pagesës së shumës. “Akordi final është shumë afër, është vetëm çështje kohe për të ardhur zyrtarizimi“, thekson Fabrizio Romano.

Konate është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe ka krijuar një dyshe të fortë me Dayot Upamecano në qendrën e mbrojtjes së ekipit të Julian Nagelsmann. Sezonin e ardhshëm do e shohim në “Anfied”, aty ku do të luajë përkrah Virgil Van Dijk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!