Juventus nuk heq dorë nga Paul Pogba dhe lojtari i Manchester United mbetet dëshira e madhe për repartin e mesfushës. Francezi ka zhvilluar sezonet më të mira në Torino, aty ku luajti në vitet 2012-2016.
Bardhezinjtë ishin pranë një akordi me klubin anglez në prill dhe ishin gati të paguanin 83 milion paund për kartonin e mesfushorit francez, por bisedimet u ndërprenë për shkak të koronavirusit.
The Sun raporton se vetë Pogba është gati të kthehet te kampionët e Italisë, që kanë një plan për të shpenzuar më pak. Juventusi është gati të përfshijë Adrien Rabiot në këtë operacion. Ky i fundit nuk është i kënaqur në Itali dhe do e mirëpriste një kalim te “Djajtë e Kuq”, teksa lojtari pëlqehet edhe nga trajneri Solskjaer. /abcnews.al