Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një foshnje humb jetën në rrethana të paqarta në Kosovë, nisin hetimet

schedule23:08 - 18 Qershor, 2023

schedule 23:08 - 18 Qershor, 2023

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës mëngjesin e kësaj të diele. Lajmi u konfirmua nga  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë të ditur se foshnja është dërguar për kontroll mjekësor, por nga mjeku kujdestar është konstatuar se ka ndërruar jetë

“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!