Një fitues i Europa League për Olympiacos, “gjigantët” grek prezantojnë teknikun e ri

schedule23:34 - 12 Shkurt, 2024

schedule 23:34 - 12 Shkurt, 2024

“Gjigantët” Olympiacos njoftoi mbrëmjen e së enjtes se Carlos Carvalhal nuk është më trajneri i skuadrës së tyre, vendim ky që u ndikua jo pak edhe nga humbja në derbi ndaj Panathinaikos, mbëmrjen e 4 shkurtit, me rezultatin 2 me 0.

Megjithatë, duket se vuajtje për rekordmenët e futbollit grek kanë mbaruar, me klubin “Bardhekuq”,që me anë të një postimi në profilet zyrtare, të klubit, në rrjetet sociale kanë prezantuar për tifozët emrin e teknikut të tyre të ri.

Bëhet fjalë, për “strategun” spanjoll, Jose Luis Mendilibar, me këtë të fundit, që vetëm sezonin e kaluar ishte pjesë e “Andaluzianëve” të Sevilla, teksa i udhëhoqi ata drejt titullit të madh, të UEFA Europa League, ku mundën në finale, “Verdhekuqtë” e Roma-s. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!