Një fitore… si e Kurtit/ Fitoi “referendumin”, por s’ka vota për qeveri unitare. Në dorë të serbëve? Ka numrat, por …

schedule14:15 - 10 Shkurt, 2025

schedule 14:15 - 10 Shkurt, 2025

Albin Kurti nuk arriti ta formonte i vetëm qeverinë e re të Kosovës. Premtimi për më shumë se 500 mijë vota është përkthyer në një ëndërr të parealizuar të kryeministrit Kurti.

Tashmë Albin Kurtit i duhet të përdorë kohën që ka në dispozicion nga kodi zgjedhor për t’u futur në bisedime me subjektet e tjera politike në menyrë që të siguroj votat për shumicën qeverisesë. Të përjashtuar janë vetëm partitë serbe.

Partia Demokratike e Kosovës arriti një rezultat me rreth 4 përqind më shume se zgjedhjet e 2021, ndërsa LDK pretendonte për më shume vota, duke pamundësuar formimin e një qeverie të re mes partive opozitare.

Llogaritë politike duhët të bëhen mirë, sepse tashmë sfida e rradhës është zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, me mbarimin e mandatit të Vjosa Osmanit.

Minoritet ai serb dhe të tjerat kanë të garantuara me ligj 20 vende në total në parlamentin e ri. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte edhe rënia e sistemit të komisionit qëndror të zgjedhjeve që la në terr informativ mediat dhe qytetarët e interesuar për rezultatin, për të cilin kreu i KQZ ka deklaruar se është i gatshëm të nisë një hetim administrativ.

Nuk dihet ende nëse pas kësaj ndodhie fshihet një sulm kibernetik, ndërsa problemi më i madh për vendin është marrëdhënia me ndërkombëtarët, dhe izolimi i vendit nga bashkëpunimi me perëndimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!