“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, vëllezërit portugezë flasin për “Piranjat”

schedule23:48 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 23:48 - 4 Dhjetor, 2022

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është filmi më i ri nga regjisori Gentian Koçi.

Filmi flet për dy binjakë portugezë të prekur nga e njëjta sëmundje gjenetike, të cilëve “Piranjat” në Abc e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj i kanë bërë humoristike.

Rafael Morais, 33 vjeç në këtë moshë pret shumë sfida, punë dhe shëndet. Rafaeli tregon se është 5 minuta më i madh se i vëllai dhe është më i gjati. Me nota humori ai tha se ishte më i pasur edhe pse nuk pranoi ta tregonte llogarinë bankare.

Edgar Morais, i cili luan rolin e Gëzimit në film, nuk pranoi të tregonte llogarinë bankare të të vëllait mes të qeshurash. Ai tha se është aktro dhe regjisor në të njëjtën kohë.

Ata ndodheshin në Tiranë për të promovuar filmin dhe treguan se ishte një përvojë e vështirë, sfiduese dhe shumë shpërblyese.

Filmi flet për praninë e dashurisë edhe në situatat më të errëta.

Vëllezërit portugezë mendojnë se në Shqipëri ka njerëz mjaft të talentuar./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!