“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, regjisori kandidat për “Oscars” flet për sfidat e xhirimeve në “Log”

schedule23:10 - 29 Nëntor, 2022

schedule 23:10 - 29 Nëntor, 2022

Regjisori i filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, Gentian Koçi foli në emisionin “Log” në Abc me gazetar Endri Xhafon, në lidhje me idenë dhe sfidat e realizimit të filmit.

Regjisori i filmit tha se nuk ka pasur mbështetjen që ai do të dëshironte nga Shqipëria.

Koçi ka kritika për Ministrin e Kulturës, e cila nuk e ka mbështetur promovimin ndërkombëtar.

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me skenar e regji të Gentian Koçit, pas premierës botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights, në Estoni, u shfaq edhe në Tirabë për gazetarët.

Filmi është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës.

Ndërsa kosto e tij shkon në 750 mijë euro. Regjisori tha në studion e “Log” se filmi flet për dramën e dy vëllezërve binjakë me aftësi të kufizuar, të cilët nuk flasin dhe më pas humbasin edhe shikimin.

Kasti i filmit përbëhet nga aktorë të huaj edhe shqiptarë. Ata folën për eksperienëc e tyre në Shqipëri.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është filmi i dytë artistik i regjisorit Gentian Koçi me metrazh të gjatë.

Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë, për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të OSCARS. Skenaristi dhe regjisori, pas premierës për gazetarët, tha se ky film është frymëzuar nga një ngjarje e vërtete dhe realizimi i ka marr plot 5 vite./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!