“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” filmi i Gentian Koçit kandidat për “Oscars”

schedule17:26 - 24 Nëntor, 2022

schedule 17:26 - 24 Nëntor, 2022

Drama e dy vëllezërve binjakë me aftësi të kufizuar, të cilët nuk flasin dhe më pas humbasin edhe shikimin, ky është subjekti i filmit të dytë artistik me metrazh të gjatë i Gentian Koçit. Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë, për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të OSCARS. Skenaristi dhe regjisori, pas premierës për gazetarët, tha se ky film është frymëzuar nga një ngjarje e vërtete  dhe realizimi i ka marr plot 5 vite.

Sfida e dy  aktorëve protagonistë për t’i dhënë jetë  personazheve ka qenë e shumfishtë.

“Për të portretizuar personazhe që nuk shohin dhe nuk dëgjojnë, për ne ka qenë e domosdoshme që të  shpenzojme kohë me njerëz që nuk shohin dhe dëgjojnë, gjë që e kemi bërë. Gjithashtu kemi mësuar edhe gjuhën e shenjave. Përveç kësaj, për një periudhë disa ditore, kemi përdorur maska që izolojnë driten dhe kemi ecur rrugëve të Tiranës, me maska  në sy kemi darkua në restorante. Gjithashtu kemi qëndruar për dy javë pa folur me njëri- tjetrin, veç gjuhës së shenjave. E gjitha kjo për të qenë sa me real në film.”

“Në lidhje me karakterin tim, duhet të përballesha, me humbjen e të dashures sime, duhet të isha dëshmitar i verbimit të vëllait tim, më pas edhe i humbjes së shikimit tim. Kjo e vështirësonte situaten dhe dramën në vetvete. Drejt fundit, personazhi i të dashures sime, Anës  shndërrohet në duart dhe sytë tanë.”

Drama e personazheve në film, është e jetuar thuajse në një frymë, edhe pse në tre trupa .

Regjisori ka kritika për Ministrin e Kulturë, e cila nuk e ka mbështetur promovimin ndërkombëtar.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me skenar e regji të Gentian Koçit, pas  premierës botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights, në Estoni, u shfaq edhe në Tirabnë për gazetarët. Ky film  është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës. /abcnews.al/