Një film muzikor! Elvana Gjata nuk ndalet, rrëfen planet e saj të mëdha me këtë skenariste të famshme

schedule21:19 - 1 Maj, 2021

schedule 21:19 - 1 Maj, 2021

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.

Herë pas here Elvana “zhduket”, por ama rikthehet për të na sjellë më të mirën e saj. Në fillim këngëtarja e talentuar kishte menduar që albumin ta publikonte më 3 shkurt, ditën e saj të lindjes, por për shkak të situatës së vështirë krijuar nga pandemia, Elvana nuk mundi ta sillte “Çelu” në atë datë.

Më pas u shty për më 8 mars, ditën e grave, por sërish “Çelu” nuk ishte gati. Edhe pse nuk ishte vendosur rastësisht të lancohej në atë datë.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t’ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare.

“Femrat shqiptare janë shumë të forta, por janë edhe shumë të brishta dhe mentaliteti jonë i ka bërë të tilla në fakt. Ajo që unë kam dashur me çdo kusht që ta përcjell është që vajzat shqiptare duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre, duhet të punojnë fort për jetët e tyre, duhet të jenë të zonjat e vetes, të jenë të pavarura, sepse vetëm kështu mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, është shprehur Elvana.

Më tej Elvana ka treguar se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.

Lexo edhe: E ka kaluar Covid-in? Elvana Gjata flet për herë të parë për vështirësitë e pandemisë: Makth i madh, këndoja me maskë

“Në fakt unë këtë projekt doja që t’ia kushtoja femrës shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore, gjithçka është ajo. Është një ndër njerëzit më kreativë që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësi të punoj me të. Punuam bashkë për atë projekt. Duhet ta them, ajo ndoshta do të mërzitet, por do ta them, sepse dua t’i shpall gjërat. Ndoshta do ta bëjmë shumë shpejt. Projekti në fillim ka qenë një film muzikor. Absolutisht që ne do të punojmë për ta bërë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë. Ajo që ishte më e bukur është që ajo e krijoi të gjithë fabulën duke dëgjuar muzikën. Këngët ishin bërë dhe ajo e krijoi gjithë këtë film. Mua më ka ngelur në zemër”, ka treguar Elvana Gjata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!