Gianluigi Donnarumma mund të lihet pushim në ndeshjen që Milani do të luajë kundër Genoa. Portieri i kuqezinjve u përplas me Federico Chiesa në sfidën ndaj Fiorentina dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Trajneri Stefano Pioli nuk dëshiron ta rrezikojë “gardianin” dhe në vend të tij pritet të luajë prurja e janarit, Asmir Begovic. Kjo është një masë paraprake për të mbrojtur portierin Donnarumma para ndeshjes së kupës së Italisë kundër Juventus në mesjavën e ardhshme.
MERKATO – Milani i ka hedhur sytë në Argjentinë dhe calciomercato.com raporton se kuqezinjtë kanë marrë “OK”-in nga mesfushori i Racing Club, Matias Zaracho. Futbollisti 21-vjeçar luan në qendër të mesfushës, por edhe si sulmues krahu.
Zaracho është grumbulluar tetë herë me Argjentinën U23, ndërkohë që këtë sezon me Racing Club është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar dhe ka shënuar katër gola. Tani Milanit do t’i duhet të bindë klubin e mesfushorit, që kërkon rreth 25 milion euro për kartonin e tij.
Kuqezinjtë mendojnë se lojtarin vlen 15 milion, por duke parë faktin që për të ka interes edhe nga klube spanjolle, do të jetë në të detyruar të rritin ofertën dhe ta transferojnë Zaracho, i cili është i gatshëm të veshë fanellën e Milanit dhe të provojë eksperiencën e parë në Europë. /abcnews.al