Një “ëngjëll” për Galatasaray, anësori spanjoll firmos me “gjigandët” e Turqisë

schedule20:40 - 13 Korrik, 2023

schedule 20:40 - 13 Korrik, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, anësori spanjoll, Angelino është nënshkrimi më i ri i kampionëve turq të Galatasaray, me këta të fundit, që janë duke zhvilluar një merkato fantastike këtë verë.

Klubi turk e huazoi mbrojtësin e Leipzig vetëm për një sezon, teksa derdhi në arkat e Leipzig 1.5 milionë euro, teksa do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të spanjolli për vetëm 6 milionë euro.

Përsa i përket pagës në klubin e tij të ri, autori i 1 goli dhe 12 asistime sezonin e shkuar i huazuar te Hoffenheim do të përfitojë te Galatasaray plot 2.3 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!