Një emër i ri për Kombëtaren belge, ish-trajneri i Leipzig në “radarët” e “djajve”

schedule10:08 - 28 Janar, 2023

schedule 10:08 - 28 Janar, 2023

Largimi i hershëm i Kombëtares belge në Kupën e Botës, “Katar 2022” solli dhe fundin e “epokës” së spanjollit Roberto Martinez në krye të pankinës së “djajve” dhe që nga ai momente Federata Belge e Futbollit është ende në kërkim të një tekniku të ri.

Pas “thashethemeve” se ish-ndihmësi i Martinez në drejtimin e Belgjikës, Thierry Henry do të merrte kreun e pankinës, tashmë ka dalë një emër i ri dhe ai është italiani Domenico Tedesco.

Mënyra se si ai ka drejtuar ekipe të mëdha si Schalke 04, Spartak Moscow dhe së fundmi gjermanët e RB Leipzig ka impresionuar drejtuesit e Federatës, të cilët e konsiderojnë 37-vjeçarin italian si një mundësi konkrete, për stolin e “djajve”.

Klubi i fundit që Tedesco ka drejtuar është RB Leipzig, ku edhe pse arriti të fitonte Kupën e Gjermanisë, sezonin e shkuar, drejtuesit e klubit ishin të pakënaqur me italianin, ku dhe e shkarkuan në muajin shtator.

Ndërkaq, Federata Belge e Futbollit shpreson se deri javën e ardhshme mund të jetë gjetur trajneri i duhur për pankinën e “djajve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!