Ndryshim pankine tek Athletic Bilbao. Drejtuesit e klubit bask shkarkuan nga detyra Gaizka Garitanon, i cili drejtonte ekipin prej dhjetorit të vitit 2018.
Ky i fundit e mbylli me fitore (1-0 ndaj Elche) aventurën e tij në krye të Athletic, që tashmë do të drejtohet nga Marcelino. 55-vjeçari është një emër i njohur i futbollit iberik.
ℹ Principio de acuerdo con Marcelino García Toral hasta junio de 2022.#AthleticClub ?
— Athletic Club (@AthleticClub) January 3, 2021
Më parë ka drejtuar skuadra të njohura si Sevilla, Villareal dhe Valencia. Marcelino ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022 me Athletic Bilbao.
Objektivi është kualifikimi në kompeticionet evropiane, teksa Marcelino do të debutojë me ekipin bask në takimin e së mërkurës në mbrëmje ndaj Barcelonës. /abcnews.al