Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur të dërgojë një ekip në Itali për të hetuar rreth episodeve të dhunës dhe racizmit ndaj emigrantëve. Ndërsa Ministri i Brendshëm Salvini reagoi se në këtë pikë do të rivlerësohet dhe fondi prej 100 milionë eurosh që Italia jep çdo vit për këtë organizatë.
Akuzë e rëndë ndaj Italisë për emigrantët nga ana e komisionerit të OKB-së për të drejtat e njeriut Mishel Bekelet, i cili u shpreh se në vend ka episode dhune dhe racizmi kundër emigrantëve. Bakelet shtoi se do të dërgohet personel në Itali dhe Austri për të hetuar mbi aktet e dhunës dhe të racizmit ndërsa zv/kryeministri Italian Salvini ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk pranon leksione. Ndërsa presidenca italiane në një deklaratë për media u shpreh se ky vendim është i padrejtë, i papërshtatshëm dhe pa baza.
Bakelet tha se përpjekjet e qeverisë për të shmangur hyrjen e emigrantëve në vend nuk e zgjidhin krizën, por shkaktojnë shumë armiqësi, ndarjen e familjeve të emigrantëve dhe nxitjen e urrejtjes ndaj tyre. Këto politika sipas tij nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata për askend por vetëm vuajtje dhe kaos.
Bakelet nuk citon shembuj konkret, por një variant më i gjatë i fjalimit të tij I prezantuar në Këshillin Europian i referohet pikërisht vendeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungarisë dhe Italisë. Ndër të tjera aty thuhet se qeveria italiane i ka mohuar hyrjen në vend anijeve që janë shoqëruar nga organizata jo qeveritare dhe se ky qëndrim politik si dhe vendime të tjera kanë pasoja shkatërruese për shumë njerëz që janë në nevojë. Bakelet i bën apel Bashkimit Europian që të ndërmarrë operacione kërkim – shpëtimi për personat që kalojnë nëpër Mesdhe dhe t’i garantojë atyre procedurat për azil si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Ministri i jashtëm Italian u shpreh i keqardhur për këtë iniciativë të OKB-së kundër Italisë për të drejtat e emigrantëve, duke e gjykuar terminologjinë e përdorur për vendin e tij si të papërshtatshme.
Zëvendës kryeministri Italian Salvini ka qenë më i ashpër në reagimin e tij duke thënë se nuk pranon leksione duke qenë se Italia vitet e fundit ka pritur 700 mijë emigrant prej të cilëve shumë klandestinë. Dhe asnjëherë nuk ka pasur bashkëpunim me vendet e tjera
Madje ai theksoi se OKB është një organizatë që kushton me miliarda euro, të cilës italia i jep më shumë se 100 milionë euro në vit. Për këtë arsye ai tha se do të rivlerësohet fondi i destinuar për organizatën e Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al