Një efektiv i vrarë dhe një i plagosur/ Berisha: Autori ia ka marrë armën një polici serb

schedule16:36 - 18 Korrik, 2024

schedule 16:36 - 18 Korrik, 2024

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Serbi. I dyshuar për këtë ngjarje është një shqiptar, i cili është në kërkim nga autoritetet.

Në një interviste në “Balkan Update” në ABC News, deputeti i PDK Hisen Berisha foli lidhur me këtë ngjarje duke thënë se zona ku ka ndodhur incidenti nuk është shumë e monitoruar.

“Policit serb i ka marrë armën nga këllëfi dhe e ka qëlluar me revolen e tij. Ky ka zgjedhur një rrugë përmes Sanxhakut që është e pakontrollueshme. Besoj ka ndodhur kur është bërë ndalimi i tij, identifikimi apo nxjerrja nga makina, dhe më pas ai, ia ka hequr revolen nga kllëfi policit dhe njërin e ka qëlluar dhe tjetrin e ka plagosur. Theksoj se kjo mbetet në nivelin e supozimit sepse ende nuk është vërtetuar”, tha Berisha.

Gjithashtu ai shtoi se situata që është krijuar për shkak të kësaj ngjarjes dhe përplasja politike është tërësisht e padrejtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!