Një e katërta e të rinjve evropianë janë të punësuar gjatë shkollimit të tyre

schedule12:39 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:39 - 25 Nëntor, 2024

Në vitin 2023, 25.7 për qind e të rinjve evropianë të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të punësuar gjatë shkollimit të tyre, njoftoi Eurostat. Siç thuhet, 71.4 për qind e të rinjve që studiojnë vitin e kaluar nuk kanë marrë pjesë në tregun e punës, ndërsa 2.9 për qind kanë qenë në kërkim aktiv të punësimit.

Përqindja e të rinjve që studiojnë dhe punojnë në të njëjtën kohë ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare të BE-së. Përqindja më e lartë e të rinjve të punësuar gjatë arsimit është regjistruar në Holandë 74,5 për qind, Danimarkë 52,6 për qind, Austri 46,2 për qind dhe më e ulëta në Rumani, vetëm 2,3 për qind, Sllovakia 5,8 për qind dhe Hungaria 6,1 për qind.

Për më tepër, përqindja më e lartë e të rinjve që janë në arsim dhe në të njëjtën kohë në mënyrë aktive kërkojnë punë është regjistruar në Suedi 13.8 përqind, Finlandë 8.3 përqind dhe Danimarkë 6.9 përqind. Në të kundërt, përqindja më e vogël e të rinjve nga kategoria e përmendur është regjistruar në Hungari 0,4 për qind, Republikën Çeke 0,8 për qind dhe Poloni 0,9 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!