Teksa bota po numëron muajt drejt Kampionatit Botëror 2026, një nga ngjarjet sportive më të mëdha në histori, po qarkullojnë edhe interpretime misterioze që lidhen me fenomene të pazakonta dhe profeci të bujshme.
Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, studiuesja e astrologjisë vedike Afërdita Zaja foli për simbolikat dhe interpretimet që po ngjallin kureshtje mes studiuesve të ezoterizmit. Sipas këtyre interpretimeve, gjatë zhvillimit të Botërorit mund të shfaqet në qiell një “dritë e re”, një fenomen i pazakontë që pretendohet se do të jetë i dukshëm në shumë vende të botës.
Botërori i vitit 2026 do të jetë historik në vetvete. Për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, duke e bërë këtë edicion më të madhin dhe më të ndjekurin ndonjëherë. Pikërisht përmasat globale të aktivitetit kanë bërë që shumë teori dhe interpretime mistike të lidhen me këtë ngjarje.
Një pjesë e këtyre spekulimeve lidhen edhe me profecitë që i atribuohen Baba Vangës. Sipas interpretimeve të përhapura ndër vite, viti 2026 përmendet si një periudhë kur njerëzimi mund të përballet me ngjarje të jashtëzakonshme, përfshirë një kontakt të mundshëm me inteligjencë jashtëtokësore ose fenomene të pashpjeguara në atmosferë.
Po ashtu, në këto interpretime përmenden edhe tensione ndërkombëtare, zhvillime të rëndësishme teknologjike dhe përparime të shpejta në fushën e inteligjencës artificiale, të cilat sipas mbështetësve të këtyre teorive do të shënojnë vitin 2026.
A do të jetë “drita e re” një fenomen natyror, një ngjarje astronomike, një anomali atmosferike apo thjesht një tjetër teori që ushqen imagjinatën kolektive? Përgjigjja mbetet ende e panjohur. Megjithatë, ndërsa afrohet starti i Botërorit 2026, parashikime të tilla vazhdojnë të nxisin debat, kuriozitet dhe jo pak mister në mbarë globin./abcnews.al


