Një ditëlindje pa Mirush Kabashin/ Në dokumentar që nga historia e emrit, tek lindja në Shkodër e fillimet në teatër

schedule08:33 - 21 Prill, 2025

schedule 08:33 - 21 Prill, 2025

Një ekspozitë fotografike, libër dhe dokumentar, kushtuar “Sokratit” shqiptar, Mirush Kabashit.

Vajza e kolosit të artit shqiptar, Mendi Kabashi deklaroi në “ABC e Mëngjesit”, se Mirushi kishte mbledhur arkivën e tij dhe se materiali ishte i disponueshëm për t’u marrë.

Mendi shtoi se mund të ketë tjetër libër për veprën e Mirushit.

“Ne si familje, këtë po bëjmë, pak nga pak. Me përkushtim, kishte mbledhur të gjitha arkivën e tij, materiali ishte i disponueshëm për t’u marrë, për t’u futur në një libër. Jemi të kënaqur me këtë libër të parë. Mendoj që kemi nxjerrë diçka intersante dhe të denjë për të përfaqësuar një figurë si Mirush Kabashi. Filmi dokumentar dhe libri, ne jemi të kënaqur. Por kjo nuk do të thotë që nuk jemi duke punuar për diçka tjetër. Im atë i preku të gjitha fushat, jo vetëm aktor”, tha Mendi Kabashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!