Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë plot premtime falas/ Në fushatë me Këlliçin: Premtim bombastik për pensionistët

schedule15:30 - 4 Maj, 2023

schedule 15:30 - 4 Maj, 2023

Kjo është një ditë e zakonshme këto ditë të kandidatit të koalicionit
“bashkë fitojmë”, në rrugët e Tiranës, për të kërkuar vota e për t’u bërë kryebashkiaku i tyre.

“Eshtë pritur shumë mirë autorbuzi falas”

Paketat e shumta falas qe premton Belind Këllici kane ngjallur kersheri, por edhe skepticizem tek qytetaret.

“Mos thuaj falas, nuk ka asgjë falas. Edhe në atë kohë, komunizëm, falas thuhej, por asnjë nuk ishte e tillë. 

Këlliçi: Është për lehtësi komunikimi”

Falas shpjegon më tutje Këllici nënkupton efektin te qytetarët, duke pranuar se ne fund koston, do e paguaje buxheti i Tiranës.

“Në thelb unë thjesht po bëj një rialokim të taksave të qytetarëve. Taksat që sot mblidhen dhe shkojnë për inceneratorin e Tiranës, që është fantazëm, që shkojnë për punë publike që i tenderon bashkia dhe shkojnë fiktivisht, dhe nuk janë të ligjshme. Këto para nuk do të vidhen më, por do shkojnë te qytetarët shqiptarë për shërbime që janë pa pagesë.

Por Këllici  parlajmëroi se do e bëj sërish buje dhe nje tjeter oferte falas.

“Do kem një premtim bombastik o të hënën o të dielën”

Për ABC News, ai nuk zbuloi më shumë por tregoi shtresën që do e preki.

“ Do të jetë diçka për pensionistët, që ata e presin.”

Rrugetimi i Këlliçit te enjten, kishte te vecante dhe zonen. Njesia 5, me e madhja ne bashkine e Tiranes, eshte dhe zona me e forte per socialistet. Ketu Kellici, i sulmuar shpesh per krushqine e tij me te majte, nuk e fsheh se ndihet si ne shtepine e tij.

A do e thyej Belindi mitin që në njësin 5 fitojnë gjithmonë socialistët?

Këllici: Sigurisht që po. Ju i pate takimet faksin si mirepirtem tek qytetarët e njësisë 5. Se si më presin socialistet kryesisht, qe jane te etur per ndryshim

Edhe këtë të enjte posterat e Belind Këllicit ishin në rrugët e Tiranë, pa mbishkrimin e parashikimit ligjor. Kandidati i “Bashkë fitojmë” për Tiranën, nuk tërhiqet.

“Ju siguroj se ato aty do të qëndrojnë. Do të luftohet korrupsioni edhe pa etikë”

Celibashi urdhëroi një ditë më parë heqjen e të gjitha posterave politikë, që u mungon shënimi “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të kësaj partie”.

“Por tashmë kjo nuk ka shumë rëndësi. Dy gishtat e Belindit dhe ofertat e tij të shumta falas, do të kujtohen për një kohë të gjatë. Në varësi të rezultatit të 14 majit, seriozisht, ose me buzeqeshje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!