Një zjarr përfshiu një fabrikë këpucësh një natë më parë në Laç
Gazetarja Ajgena Korbi tha për ABC News se ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin. Ndërkohë fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.
Zjarri shkaktoi panik edhe tek banorët përreth, ndërsa situata aktualisht është e normalizuar.