Një ditë pas zgjedhjeve, Amerika tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja e Parisit për klimën

schedule14:24 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:24 - 4 Nëntor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas tre vitesh vonesë më në fund kanë vendosur që të tërhiqen përfundimisht nga marrëveshja e arritur në Paris për çështjen e klimës.

Presidenti Trump e njoftoi një lëvizje të tillë në qershor të vitit 2017, por rregullat e Kombeve të Bashkuara e kishin paracaktuar se vendimi i tij do të bëhej efektiv pikërisht sot, një disa pas zgjedhjeve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Amerika mund t’i bashkohet sërish kësaj marrëveshje nëse një president do të vendos të bëjë këtë gjë.

Ndërkohë marrëveshja e Parisit u hartua në vitin 2015 dhe kishte si qëllim të forconte përgjigjen globale përballë kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!