Një ditë pas rrëmujës blu/ Normaliteti nisi nga mesnata, shuhen shenjat e dhunës

schedule15:09 - 8 Tetor, 2024

schedule 15:09 - 8 Tetor, 2024

Pa u bërë 24 orë nga protesta e dhunshme e opozitës Tiranës i është kthyer normaliteti. Dyert e kryeministrisë janë zhveshur nga mbulesat metalike vendosur për të mos lejuar protestuesit të futeshin në mjediset e brendshme.

Dëshmi e flakëve të natës së protestës pranë Ministrisë së Brendshme qendrojnë bimët dekoruese. Para Bashkisë së Tiranës mbetjet e molotovit hedhur në drejtim të saj janë pastruar.

Gjurmë të akteve vandale kryer nga mbështetësit e opozitës të hënën kanë mbetur aty ku protesta u përshkallëzua. Në godinën e Partisë Socialiste është hequr foto e djegur e kryetarit të saj Edi Rama ndërsa në hyrje janë ende shenjat e flakëve.

Para paralamentit rrugë që militantët demokratë përshkuan për të shkuar në selinë e tyre nuk ka asnjë gjurmë nga protesta. Gjurmët e molotovëve të mbrëmjes së të hënë në Tiranë paraditen e të martës I lanë vend qetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!