Një ditë pas aksidentit me 3 viktima në rrugën e Arbrit, çfarë ka mbetur në vendin e tragjedisë

schedule10:11 - 5 Janar, 2023

schedule 10:11 - 5 Janar, 2023

Abc News ka siguruar pamje të reja nga aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, ku humbën jetën tre persona, ndërsa mbetën të plagosur katër të tjerë.

Siç duket nga pamjet dy makinat e përfshira ne aksident nuk janë hequr akoma nga rruga, ndërsa Policia s’ka nxjerrë ende  deklaratë zyrtare për shkakun e aksidentit.

Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .
4 të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

Lexo edhe: Aksidenti tragjik me 3 të vdekur dhe 4 të plagosur në rrugën e Arbrit, 2 nga viktimat janë vëllezër

Kadrie Markeçi 19 vjeç dhe Firuze Istrefi 56 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Dy të plagosurit e tjerë vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri që ishin në Mercedesin me targa Angleze, janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar pasi njëri prej tyre ka 2 brinjë të thyer dhe tjetri ka dëmtime në qafë.

Si ndodhi aksidenti

Dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez” me targa angleze.

Si pasojë e shpejtësisë përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!