Demokratët janë shfaqur kryesisht të bashkuar pas zgjedhjes së senatores së Kalifornisë Kamala Harris si kandidate për nën presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Përgjigjet erdhën pothuajse menjëherë pasi Biden zbuloi Harris si zgjedhjen e tij për kandidate në postin e nën presidentes.
“E kam njohur senatoren @KamalaHarris për një kohë të gjatë. Ajo është më se e përgatitur për punën. E ka kaluar karrierën e saj duke mbrojtur Kushtetutën tonë dhe duke luftuar për njerëzit që kanë nevojë. Kjo është një ditë e mirë për vendin tonë. Tani le të shkojmë drejt fitores”, shkroi në Twitter Barack Obama.
LEXO EDHE: Joe Biden hyn në histori, zgjedh një grua me ngjyrë si kandidate për nën presidente
Entuziaste për këtë zgjedhje është shprehur edhe Hillary Clinton. “Ajo tashmë ka provuar veten të jetë një shërbyese dhe udhëheqëse e jashtëzakonshme,” shkroi Clinton.
Joe Biden shkroi historinë me zgjedhjen e Harris. Ajo është kështu gruaja e parë me ngjyrë që garon për postin e nën presidentes.
Harris ishte një nga rivalët e Biden mes demokratëve për nominimin e postit të Presidentit derisa ajo doli nga gara në fund të vitit të kaluar. /abcnews.al