Një digë e fshehur në Itali mund ta shpëtojë Evropën nga kriza energjetike

schedule13:02 - 10 Prill, 2023

schedule 13:02 - 10 Prill, 2023

E fshehur në Alpet italiane që rrethojnë qytetin e Bolzanos është diga hidroelektrike e Sant’Antonio. Është një ndërtim që ushqehet nga lumi Talvera dhe prodhon energji të qëndrueshme.

Kjo digë është ndërtuar 60 vjet më parë, por ajo është restauruar ose më saktë, ndryshuar tërësisht. Që nga viti 2019, ai është një termocentral, përfshin një rezervuar nëntokësor që kontrollon rrjedhën e ujit dhe menaxhon emetimin e energjisë në një sistem turbinash.

Si punon?

Në thelb, ai ngadalëson rrjedhën e ujit, duke lejuar lirimin e energjisë shtesë dhe duke parandaluar kështu presionin e tepërt që mund të krijohet dhe të shkaktojë probleme në turbina ose pajisje të tjera. Ky proces është ideal për përshtatjen e sistemit ndaj ndryshimeve në rrjedhën e ujit.

Kjo është e para në botë dhe ndihmon për të reduktuar ndjeshëm ndikimin negativ të hidrocentraleve në jetën e egër. Edhe meqenëse pjesa më e madhe e strukturës është nën tokë, kështu që duket e vogël, nuk ia prish bukurinë e peizazhit.

Sipas Science Focus, shpresa është që suksesi i kësaj strukture të inkurajojë vendet e tjera të ndjekin shembullin e Italisë. Kështu, hidrocentralet do të bëhen një nga alternativat kryesore ndaj lëndëve djegëse fosile dhe do të bëjnë një ndryshim të vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!