Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një dhuratë dhe një sakrificë, Bayern Munchen pranë akordit me Sane

schedule21:57 - 21 Maj, 2020

schedule 21:57 - 21 Maj, 2020

Bayern Munchen nuk heq dorë nga Leroy Sane. Kohë ka plot për të arritur një marrëveshje, klubi gjerman nuk po nxitohet, por ka hedhur një hap për të bindur 24-vjeçarin.

Manchester City nuk është kundër shitjes së sulmuesit të majtë, kërkon 100 milion euro për ta lënë të lirë dhe e cilësoi ofendim ofertën prej 40 milion eurosh që Bayerni bëri para pak kohësh.

Akordi mund të mbyllet për një shumë rreth 65-70 milion euro, teksa Bayerni i ka premtuar fanellën me numër 10 lojtarit. Kjo është dhurata e madhe, por nevojitet edhe një sakrificë.

Daily Mirror raporton se Sane, të cilit i pëlqen rikthimi në Bundesligë, duhet të pranojë një ulje rroge me 30%. Lojtari i kombëtares gjermane, përfiton aktualisht 90 mijë paund në javë (rreth 5 milion paund në sezon). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!