Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura nga publiku. Ata kanë disa vite që janë së bashku dhe tashmë janë prindër të një djali.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Klea zbuloi se detaje nga lidhja e tyre, se si janë njohur.
LEXO EDHE: “Kridi më ka bërë njeri më të mirë”, Klea Huta tregon kujt i ngjan i biri: Me Gitin duam edhe vajzë
“Në Akademi të Arteve na prezantoi një shok i përbashkët. Giti donte të merrte një vajzë këngëtare në menaxhim sepse donte të prodhonte këngë, të ishte në menaxhim. Nuk u bë gjë, unë kisha projekte të tjera, ja lash pak seen domethënë. Pastaj pas shumë kohësh kemi qenë te Maratona e Këngës me Alar Band. Ishte dëshirë e përbashkët të bënim një këngë dhe thonë të shkojmë te Giti. Edhe shkojmë në studio se kush me kë, me thënë të drejtën nuk e mbaj mend. Po Giti pra, hodhi shigjetat e para se është Shigjetarë ai”, rrëfeu ajo.
LEXO EDHE: Klea Huta zbulon emisionin që do ta rikthejë në ekran: Do të shfaqem në një stacion të madh
Më tej, bukuroshja foli edhe për dasmën që realizuan në Marok dhe arsyen pse zgjodhën ta bëjnë pikërisht në atë vend.
“Historia ishte kështu. U lidhëm ne, pastaj bashkëjetuam, pastaj unë mbeta shtatëzënë, pastaj bëmë dasmën private në Marok, pastaj u celebruam, pastaj në qershor me propozoi për martesë. As vetë nuk e di se si ndodhi kështu, por mua më pëlqen. Martesa në Marok ka qenë dëshirë e fotografes. Ajo e kishte me shumë dëshirë të shkonim atje dhe e realizuam. Na pëlqente kultura e vendit dhe thamë pse jo. Do ta bëjmë dhe në një dasëm, por se kur ende se di.”, u shpreh Klea./abcnews.al