“Një dashuri tjetër”, kënga që po bëhet himn i protestave në Iran

schedule12:19 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:19 - 28 Shtator, 2022

Kënga e Tom Odell e vitit 2013 “Another Love” tani është në vendin e 17-të në Listat Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi popullaritet të vazhdueshëm në TikTok.

Kënga filloi të fitonte popullaritet kur një pjesë e saj filloi të përdorej vazhdimisht për të shoqëruar një sërë videosh proteste nga Irani.

Pjesa e këngës së përdorur është një klip i shkurtër i filmuar në një koncert nga kantautori anglez, në të cilin turma mund të dëgjohet duke kënduar tekstin: “Dhe nëse dikush të lëndon, unë dua të luftoj/ Por edhe mua më janë thyer krahët shumë herë / Kështu që do të përdor zërin tim, do të jem kaq i pasjellshëm/ Fjalët gjithmonë fitojnë, por e di që do të humbas.”

Gratë në Iran ditët e fundit e kanë përdorur klipin si kolonë zanore për videot e tyre të protestës në përgjigje të vdekjes së 22-vjeçares Mahsha Amini, e cila u arrestua për veshje të pahijshme për mosmbajtjen e hixhabit (shamia) siç duhet.

22-vjeçarja vdiq ndërsa ishte në paraburgim, policia mohon keqtrajtimin dhe thotë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshton këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!