Daniele Prade, drejtori i Fiorentinës, ka folur për largimin e Federico Chiesas, i cili u transferua te Juventusi ditën e djeshme.
“Një dashuri që nuk është reciproke nuk mund të vazhdojë. Kjo ka ndodhur. Por për ne ka qenë një operacion shumë i mirë në nivel ekonomik dhe sportiv, 60 milionë euro janë shumë në një periudhë si kjo.
“Kemi provuar t’i ofronim rinovimin për të qëndruar me ne, por nuk ka pasur as një 5% që të qëndronte. Ka qenë një problem i trashëguar, kemi përdorur grushtin e hekurt për ta mbajtur sezonin e kaluar, tani duhet të mendonim për të mirën tonë.
Shiriti i kapiteni kundër Sampdorias? Duke parë si kanë shkuar gjërat, ka qenë një gabim. Callejon? Ka patur shumë oferta dhe na ka zgjedhur ne. Jam i lumtur që kemi atë në vend të Chiesas, kishte shumë oferta”, u shpreh Prade./abcnews.al