Për kompozitorin Nestor Kraja një jetë e kaluar në pentragram, e ka bërë të ndihet fatlum. Në studion e Pas Mesnatë, ai rrëfeu rrugëtimin e tij me tingujt, rrugëtim që nisi që në moshën 6 vjecare.
“Kompozitorët zakonisht janë të heshtur. Flasin pak, shprehin ndjenjat e tyre me muzikën që krijojnë dhe heshtja është brenda tyre. Puna gjatë natës, është e qetë futesh në mendimet e tua. Jam fatlum, që kam jetuar tërë jetën me muzikën, me sfidën për të kapur të bukurën. Vetë muzika është një bashkim konstrastesh, pasqyron edhe dhimbjen e jetës normale.” thotë ai, ndërsa thotë se padiskutim ndër veprat e tij ka edhe dedikime për personazhe të caktuar.
“Unë kam një vepër për piano që ia kam dedikuar një figure që është reale, kam shkruar për të, kam menduar për të dhe është ndërtuar së brendshmi me inicialet e emrit të saj. Dhe gjëra të tilla në jetën e kompozitorëve ndodhin. Është më bukur mos ia tregosh.” rrëfen ai./abcnews.al

