Një dardan në Japoni, Kololli prezantohet dhe firmos kontratë 3-vjeçare

schedule18:39 - 23 Korrik, 2021

schedule 18:39 - 23 Korrik, 2021

Benjamin Kololli i dha fund aventurës 3-vjeçare me zviceranët e Zurich dhe është transferuar në Japoni. Lojtari i Kosovës ka zgjedhur të vijojë karrierën te Shimizu S-Pulse.

29-vjeçarit i përfundoi kontrata me Zurich muajin e kaluar dhe ka firmosur për tre vite me klubin që garon në elitën e futbollit japonez.

Shimizu S-Pulse ka bërë zyrtar afrimin e anësorit të majtë ditën e sotme me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale.

Kololli debutoi pesë vite më parë me përfaqësuesen dardane dhe deri tani numëron 23 ndeshje dhe 4 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!