Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Vlorë ku inspektoi punimet në disa lagje, ndërsa nuk munguan edhe batutat gjatë takimeve me banorët. Kreu i qeverisë kishte disa porosi për banorët e lagjeve, ku do të investohet. Më tej, Edi Rama tha se investimet do ta transformojnë qytetin.
Batutat në Vlorë
Edi Rama: Si jeni? Gëzuar, gëzuar
Fëmijët: Faleminderit që po na bën rrugën
Edi Rama: Ashtu eeee. Tani do të bëhet edhe kjo…
Banori: Është një komunitet që ka 30 vite që vuan për copë rrugë…
Edi Rama: Nuk është një copë, se kur bëhet është një copë, kur nuk është bërë është një hata.
Banori: Një copë i themi ne nga Labëria. Kur nuk është bërë është copë copë.
Edi Rama: Këto shtëpi gjatë verës i ktheni në mikpritje, fiton edhe dicka. Vetëm një gjë, mos filloni numrat në mure se është gjynah.
Banorët: Po jo me.
Edi Rama: E kemi bërë murin model, nuk do ta ndërtoni ju, po ne. Ju pastaj mblidhni ndonjë gjë.
Banori: Po legalizimet?
Edi Rama: Do i japim ore si?
Banori: Po kur? 10 veta e kanë marrë rreth e rreth vetëm unë që e kam bërë dy kate nuk e kam marrë.
Dritan Leli: Emrin, emrin ma jep.
Edi Rama: E ke tepruar pak me lartësinë. Do të zgjidhet, do ta gëzosh. Nga Korça ke ardhur ti?
Banori: Po.
Edi Rama: E po duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat, por nuk je vlonjat. Nuk shkon kjo, rrinë urtë tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta që rrinë si korçarë, se po hapën gojën këta, e di si vjen puna pastaj.
Banori: Jemi bërë ne korçarët më ashtu se vlonjatët.
Edi Rama: Lerë se shaka po bëjmë dhe na lejohet.
Banori: O vlla do të bësh një fotografi këtyre?
Edi Rama: Hajde na e bëj një fotografi me këta djem tani.
db/Abcnews.al