Një burrë nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi për herë të tretë një çmim në tërheqjen e lotarisë. Megjithëse çmimi i tij i fundit ishte 100,000 dollarë, ai kishte fituar dy herë më parë 1 milion dollarë.
Sipas burrit, Terry Splown, ai bleu një biletë 20 dollarëshe për të fituar 100,000 dollarë pasi e gërvishti atë.
Herën e parë, Splown fitoi 1 milion dollarë në prill 2017 dhe dy vjet më vonë, në mars 2019, ai fitoi një çmim të dytë prej 1 milion dollarë. Ai fitoi të gjitha këto çmime pasi bleu bileta nga i njëjti dyqan.
“Është e pabesueshme… sigurisht që është kënaqësi të fitosh”, u shpreh Terry./abcnews.al