Një burrë arrestohet në aeroportin “Heathrow” pasi një grua tha se ishte përdhunuar gjatë fluturimit

schedule06:41 - 10 Shkurt, 2022

schedule 06:41 - 10 Shkurt, 2022

Një pasagjerë u arrestua në aeroportin “Heathrow” pasi një grua tha se ishte përdhunuar në klasën e biznesit në një fluturim transatlantik gjatë natës nga New Jersey. Gruaja tha se ajo u sulmua nga një burrë 40-vjeçar, ndërsa të tjerët flinin në fluturimin nga Newark më 31 janar raporton “BBC”.

Oficerët hipën në aeroplanin e United Airlines pasi ai u ul në orën 06:39 dhe arrestuan njeriun, i cili që atëherë është liruar, por është nën hetim. Policia Metropolitane tha se gruaja po mbështetej nga oficerë specialist. Një zëdhënës tha se Policia Metropolitane ishte në dijeni të “një incidenti në një fluturim në hyrje”. / abcnews.al