Emerson Royal është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Anësori i djathtë po shkëlqen me Real Betis në La Liga.
22-vjeçari brazilian (debutoi dy vite më parë me 5 herë kampionët e botës) përveç paraqitjeve fantastike, numëron edhe 1 gol e 4 asiste.
Klubi andaluzian pagoi 6 milion euro te Barcelona dy sezone më parë. Katalanasit kanë të drejtën e riblerjes së tij këtë verë.
Por jo vetëm Barcelona. Në garë për lojtarin latin janë futur edhe disa klube të tjera, si Inter, Milan, Leverkusen, PSG dhe Tottenham.
Sky Sports citon se Emerson pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munchen, që po përgatit një ofertë për ta transferuar në Bavari. /abcnews.al