Një brazilian dhe një argjentinas, Bylis zyrtarizon dy afrimet

schedule16:39 - 20 Janar, 2020

schedule 16:39 - 20 Janar, 2020

Skuadra e Bylisit ka zyrtarizuar pak çaste më parë afrimin e dy futbollistëve të huaj. Ekipi ballshiot ka zyrtarizuar firmat me Visente de Paula Mercedez dhe Marselo Gonzales. Braziliani luan si mbrojtës i djathtë dhe është 23 vjeç, ndërsa Marselo Gonzales ka pasur eksperiencë të mëparshme në Shqipëri, ku ka luajtur me skuadrën e Orikut.

Zyrtarizimi i Bylisit:

“Presidenca bën zyrtare dy afrimet e para!

Braziliani me eksperiencë në dy sezonet e fundit, në Superligën ukrainase, Visente de Paula Mercedes, pjesë e Lviv në Ukrainë prej një sezoni e gjysmë. Luan si mbrojtës i linjës së djathtë, 23 vjeç.

Argjentinasi Marselo Gonzales, që ka qenë pjesë e skuadrës së Orikut, dhe një nga lojtarët më të spikatur, është afrimi i dytë në merkato. Një lojtar me perspektivë që ka bindur trajnerin Dovedan por edhe projektin e klubit. Merkato vazhdon…”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!