“Një bletërritës më spikati talentin që kisha në pikturë”, rrëfehet Ksenofon Dilo: Isha fëmijë

schedule12:06 - 27 Prill, 2023

schedule 12:06 - 27 Prill, 2023

Ksenofon Dilo është piktori, skenografi, skenaristi, pedagogu dhe përfaqësues i një brezi artistësh të mëdhenj. Ai ndonëse është plot 90-vjeç, energjitë i ka të pashteruara dhe këtë e tregoi dhe gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Dilo është kthyer pas në kohë, duke kujtuar momentin e parë kur një bletërritës turk i dalloi talentin e tij për pikturë. Më pas zbuloi se ishte ndër të parët që studioi në Pragë, në Çeki.

“Fillimisht talentin tim e pikasi një bletërritës që kishte ardhur nga Turqia dhe mësuesi i shkollës, i cili më jepte hartat për t’i ngjyrosur. Ishin bardh e zi dhe i ngjyrosja. Por ky bletërritësi kishte talent për pikturën dhe vetë pikturonte disi. Më dha një kuti akuareli mua dhe dy punë. Ato ishin religjoze, me koncept fetar, që t’i kopjoja dhe unë i bëra ekzakt. Edhe atij i pëlqyen shumë dhe më tha vazhdo.

Por pastaj u interesua shumë babai im, shkollën e kam bërë të ndërprerë, e nisa në fshatin tim dhe e vazhdova pastaj në Roskovec, në Fiershegan dhe klasën e pestë të shkollës e kam bërë në Tiranë te daja im.

Atëherë shkoni shumë studentë jashtë për të studiuar dhe udhëtonin me vapor, jo me linja ajrore. Niseshin nga Durrësi”, u shpreh ndër të tjera piktori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!