Që prej ardhjes në jetë të së birit, Gold Ag ka ndarë shpeshherë momente me vogëlushin e tij në rrjete sociale. Së fundmi, artisti ka publikuar një video ku shihet duke përqafuar Guerilin. “Zoti im, fali pasardhës të gjithë atyre që kërkojnë prej teje.Ti je dëgjues i lutjes.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Goldi u bë baba me 28 Nëntor. Lutjet e tij u dëgjuan pasi më parë ai është shprehur se do të dëshironte që i bir të vinte në jetë në të këtë të shënuar për shqiptarët. Ai u shpreh se do të kudjeset për të birin që të mos i mungojë asgjë, duke qenë se vetë është rritur pa baba.
“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, u shpreh pak kohë më parë Ariani. /abcnews.al